Një 29 vjeçar banues në Lushnjë është arrestuar nga policia, pasi mbante armë pa lejë.
I arrestuari me inicialet A. L është kapur në flagrancë pas denoncimit të qytetarëve, se ai lëvizte më armë zjarri.
Shërbimet e Policisë Lushnjë, pas kontrollit të automjetit që drejtohej nga ky shtetas, gjetën në çantën e tij të krahut 1 armë zjarri tip "pistoletë" me 1 krehër dhe 15 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".