Lëvizte me armë pa leje dhe tentoi t'i ikte policisë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

DURRËS- Blendi Rrogozhina, 44-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur me armë pa leje.

44-vjeçari sapo vuri re që po ndiqej nga policia, tentoi të fshihej duke u futur në lokalin e tij për të fshehur edhe pistoletën.

Por pas ndërhyrjes së bluve të Durrësit u bë i mundur arrestimi i 44-vjeçarit.

'Ky shtetas sapo ka evidentuar shërbimet e Policisë, është futur në lokalin e tij dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete. Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur që arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municioni luftarak, t’i gjenden dhe t’i sekuestrohen menjëherë 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.'- njofton policia.

Blendi Rogozhina, 44 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u arrestua për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim