TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri në makinë. 42-vjeçari është ndaluar në rrugën e ‘Kavajës’, ndërsa në makinë ishte edhe një 40-vjeçar, i cili është vënën nën hetim pasi nuk ka kallëzuar për armën që mbante shoferi.
Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 42-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.