Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ecte rrugëve me biçikletë ku mbante me vete edhe një automatik.
 
Sipas policisë, në pranga nga efektivët e komisariatit të policisë numër 1 ka rënë Ervis Kovaçi, 21 vjeç ku pas një hetimi dhe survejimi disa ditorë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të tij pasi në rrugën "Bardhyl", është kapur duke lëvizur me biçikletë ku me vete mbante armën e zjarrit të cilën e kishte vendosur në një çantë shpine.
 
Ekspertët i sekuestruan armën e zjarrit automatike model AK-47 dhe 30 fishekë.
 
Policia ka nisur hetimet për të parë nëse 20-vjeçari është implikuar në ndonjë ngjarje kriminale.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)