Policia e Shkodrës në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarsve të lëndëve narkotike në lokale ka arrestuar gjatë paradites së sotme në flagrancë Kristjan Bjeshkaj, 24 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi shërbimet e policisë në vendin e quajtur, Dugajt e Reja, lagje “Perlat Rexhepi” Shkodër, po lëvizte me mjetin tip BMW, me targa AA433NC ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia është konstatuar një çantë, brenda të cilës u gjetën dy doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë per veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal