KRUJË- Rolando Mjekra ka rënë në prangat e policisë pasi u kap ne 3 kg kanabis në mjetin e tij. 23-vjeçari lëvizte me mjetin e tij kur është kapur nga policia e Krujës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.