Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Malësisë së Madhe.
22 vjeçari me iniciale A.Rr banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër po lëvizte në rrugëve i armatosur dhe në momentin që ka parë policinë ka braktisur motorin dhe ka tentuar ti shmanget policisë duke u futur në një zonë me bimësi në fshatin Kerraj po pa rezultat pasi është kapur.
Pas kontrollit të ushtruar nga blutë e Malësisë së Madhe të riut iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë së bashku me motorin me të cilin po lëvizte.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.