Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 44-vjeçari në Durrës! Policia: Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale

Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 44-vjeçari në Durrës! Policia: Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale

Arma e sekuestruar

44 vjeçari Alban Ramadani i cili po lëvizte me kallashnikov me vete nëpër Durrës, është arrestuar.

Policia thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale pasi Ramadani mbante poshtë xhupit një kallashnikov me një krehër me 29 fishekë

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet, lokalizohet dhe prangoset nga policia 44-vjeçari me precedent  kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Sekuestrohen një armë zjarri dhe 29 fishekë luftarak.   

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 44 vjeç, banues në Durrës. 

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në qytet, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe në lagjen nr. 17, Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit A. R., i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsjani: 24/05/2021 18:37

    Dyrrsak den baba den keta ramadanet e tani e prishen pak me kete gje. Do e ket ngatarru me armen e gjahut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh