Një 44-vjeçar është vënë në prangat e Policisë Peqin, pasi është kapur duke lëvizur me një pistoletë. Ndërsa i arrestuari rezulton të jetë dënuar edhe më parë për armëmbajtje.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Fatisha", F. D., 44 vjeç, banues në Peqin.
“Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.