Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 51-vjeçari në Kurbin

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 51-vjeçari në Kurbin

Pistoleta e sekuestruar 

KURBIN- Një 51-vjeçar është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Në pranga ka rënë 51-vjeçari me inicialet O.R banues në Kurbin, teksa iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një krehër me 7 fishekë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

"Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorëm”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 51-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit,    kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”. Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj