TiranëNjë 21-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar për moskallëzim krimi.

I riu u kap në Qafë Kashar teksa po lëvizte me automjet së bashku me 23-vjeçarin (pasagjer).

Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, (Njësia “Shigjeta”), në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Back Side”.

Gjatë operacionit, në Qafë Kashar, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. L. iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: 

-E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-E. A, 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,  njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë