Protestuesit nuk i kanë ndalur sulmet e tyre ndaj efektivëve të policisë. Pasditen e sotme gjatë kaosit të krijuar në qendër të Tiranës disa protestues të maskuar rrahën dhe shtrinë në tokë një efektiv policie.
Por ata nuk janë mjaftuar me kaq. Në një video që ka shpërndarë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, disa protestues të tjerë shihen që gjuajnë me shkopoinj dhe gurë efektivë të policisë.
"Studentët janë këta? Një pjesë e të arrestuarve janë shtetas të huaj. Moralistët vazhdojnë të thonë protesta e studentëve", shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Tirana sërish në kaos! I vihet flaka komisariatit nr.3, 16 policë të lënduar! Molotovë hyrjes së Ministrisë së Brendshme, thyhet dera e selia e PS-së! Protestuesit sulme efektivëve









