Lëvizte me pistoletë në brez nëpër rrugët e Tiranës, arrestohet 41 vjeçari (EMRI)

Lëvizte me pistoletë në brez nëpër rrugët e Tiranës, arrestohet 41 vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

Një 41 vjeçar në Tiranë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Pas informacioneve të marra, policia ka kryer arrestimin e tij në rrugën “Teodor Keko”. 41 vjeçari është kapur teksa po lëvizte me armë zjarri me vete. Për pasojë arma e tij e llojit pistoletë është sekuestruar nga policia e Tiranës.

41 vjeçari i identifikuar si Muajo Lamaj është dërguar në ambientet e paraburgimit të komisariatit numër 6 në Tiranë. Ndaj tij rëndon akuza e veprës penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme lidhur me të arrestuarin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën