28-vjeçari Jorgo Çyfeku, gjatë ditës së djeshme duke lëvizur në unazën e Korçës më një makinë tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, dhe në vend të kësaj u largua me shpejtësi.
Më pas i riu u arrit të kapej dhe të neutralizohej.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e 28-vjeçarit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.
I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.