Lëvizte nepër fshat me kallashnikov me vete, arrestohet i riu në Vaun e Dejës

Lëvizte nepër fshat me kallashnikov me vete, arrestohet i riu në Vaun e Dejës

Kallashnikovi i mbajtur nga i riu dhe dy krehër fishekësh janë sekuestruar nga policia

Një 25-vjeçar nga fshati Vig i Vaut të Dejës, është vënë në pranga pasi lëvizte më një armë zjarri me vete dhe shpërndante panik të banorët e tjerë.

Pas një njoftimi se i riu  po qarkullonte me një armë zjarri me vete në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët, policia ka shkuar mennëherë në fshatin Vig të Vaut të Dejës.

Për pasojë është kapur dhe është arrestuar menjëherë 25-vjeçari, i dyshuar më parë si i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Kallashnikovi i mbajtur nga i riu dhe dy krehër fishekësh janë sekuestruar nga policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Kritika për Celtic, skocezët shesin Rocco Vatën në klubin anglez

E kryer/ Kritika për Celtic, skocezët shesin Rocco Vatën në klubin anglez