TIRANË-Një 36-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pasi qarkullonte me armë pa leje në qytet. Në pranga ka rënë S. K.,36 vjeç banues në Krujë, e ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 34-vjeçari E. M., për moskallëzim krimi.
Siç njofton policia, 36 vjeçari u arrestuar me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, teksa e mbante të "fshehur" në çantën e dorës. U sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Arma e sekuestruar
Komento