Lewandowski i bën apel Dortmundit: Kujdes Ribery dhe Robben!

Lewandowski i bën apel Dortmundit: Kujdes Ribery dhe Robben!
Golashënuesi më i mirë i Borusisë së Dortmundit, Robert Levandovski pret një sfidë të vështirë kundër Bajernit të Mynihut, të mërkurën në mbrëmje, e cila mund të vendosë edhe për titullin e kampionit në Bundesliga. Ai e di shumë mirë se prej kujt do të vijë rreziku më i madh në këtë ndeshje.

“Frank Ribery dhe Arjen Robben janë dy futbollistë të klasit botëror që krijojnë gjithmonë rrezik. Duhet t’u kushtojmë vëmendjen maksimale të dyve në lojën nga krahët”, ka thënë Levandovski. Ai ka shënuar 19 gola në këtë edicion, kundrejt 25 të Mario Gomezit.

Gjithsesi sulmuesi polak e ka të qartë se ndeshja vlen shumë më tepër se sa dueli i tij personal me Gomezin: “Kjo është një ndeshje e madhe, pasi Borusia luan kundër Bajernit. Mario shënon shumë gola por ne do ta kemi kujdes, jam i bindur se do ta kontrollojmë lojën. Nëse fitojmë në këtë sfidë ky do të ishte një hap i madh drejt titullit, por gjithsesi do të na duhet të luftojmë deri në fund të kampionatit”, ka shtuar Levandovski.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta