Lewandowski qetëson bavarezët
rikthehet titullar në Madrid

Lewandowski qetëson bavarezët<br />rikthehet titullar në Madrid
Robert Lewandowski, i padisponueshem në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League në "Allianz Arena", Bayern Munchen - Real Madrid, do rikthehet titullar për bavarezët, takimin e kthimit në "Santiago Bernabeu".

Përmes një deklarate, presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka qetësuar tifozët duke konfirmuar kapërcimin e problemevetë sulmuesit polak. Të martën ai pritet të jetë 100% i gatshëm në dispozicion të Ancelottit.

Lewa nuk luajti të mërkurën ndaj Real Madrid, takim të cilin Bayern e humbi 1:2, pavarësisht se pjesën e parë e mbylli në avantazh me gol të Vidal.

"Stafi mjekësor ka bërë një punë mjaft të mirë për rekuperimin e tij. Për ndeshjen e kthimit ai do të jetë 100% i gatshëm", u shpreh Rummenigge. 

Pavarësisht deklaratave të presidentit të Bayern, trajneri Carlo Ancelotti po tregohet më i kujdesshëm dhe shpreson që Leëandoëski dhe qendërmbrojtësi Mats Hummels, i dëmtuar në kavilje, do të rikuperohen për ndeshjen e kthimit.

Bayern Munchen do t'i duhet një fitore me dy gola në transfertë, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions. Cdo rezultat tjetër kualifikon 11 herë kampionët e Europës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)