Garat e shpejtësisë të Formula 1 janë në fazën e saj më të nxehtë të sezonit. Dy pilotët që ndodhen në krye të renditjes, Rosberg dhe Hamilton, janë në një duel drithërues teksa i ndajnë vetëm 12 pikë në garën e fundit të këtij edicioni.
Të dy vijnë me të njëjtin numër fitoresh, plot 9 për secilin çka tregon rivalitetin e hekurt përgjatë gjithë sezonit. Por si mund t’ja dali secili pilot të fitojë titullin kampion?
Hamilton ka fituar tre garat e fundit duke lënë pas Rosberg, por një rezultat i tillë edhe në garën finale do t’i japë mundësinë Gjermanit të vendos duart tek titulli.
Për të fituar titullin e katërt kampion pas sukseseve në 2008-ën, 2014-ën dhe 2015-ën, Hamilton duhet zërë vendin e parë dhe të shpresojë që Rosberg të renditet më poshtë se vendi i tretë ose të mos kualifikohet fare.
Nëse Britaniku renditet i dyti, duhet që Rosberg duhet të renditet më poshtë se gjashtë vendet e para. Por ekziston edhe mundësia që Hamilton të ngjitet në podium si i treti dhe Rosberg të mos shkojë më shumë se vendi i nëntë, skenar i cili duket më shumë se i vështirë.
Nga ana tjetër një tërheqje nga gara e Lewis Hamilton do t’i japë titullin gjermanit përpara mbylljes së saj.
Pilotët mund të përfundojnë edhe me pikë të barabarta si rrallë here port ë gjitha mundësit për të triumfuar janë në favor të Rosberg për shkak të numrit më të madh vendeve të dyta.
Për Hamilton është e vështirë por jo e pamundur. Ai njihet për cmendurinë e të garuarit por kësaj rradhe duhet të ketë dhe fatin në krahun e tij.
Rosberg i mbetet të bëjë detyrën e vet, pasi i mjafton edhe një vend të dytë apo i tretë me shpresën se nuk do të jetë makina ajo që do ta tradhëtojë në këtë përballje finale. Megjithatë e gjitha i përket spektaklit të së dielës, në çmimin e madh të Abu Dhabit.
(k.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com