Miliarderi Igor Nekhluydov është ndarë nga jeta pas një sulmi në zemër pasi lexoi në lajme se i mituri që kishte aksidentuar disa ditë më parë kishte ndërruar jetë në spital.
71-vjeçari ishte duke i dhënë makinës me një shpejtësi të ulët kur para i doli një djalë i moshës 1-vjeçare. Edhe pse sipas dëshmitarëve, djali nuk u lënduar fare pasi nuk pati kontakt me makinën sërish miliarderi njoftoi ambulancën për ta transportuar në spital djalin.
Të nesërmen, mediat publikuan një artikull ku shkruanin se djali kishte humbur jetën kur në fakt kishin ngatërruar çështjen me atë të një djali tjetër.
Për shkak të kësaj ngatërrese, pasi lexoi lajmin miliarderi i shfaqur edhe në “Forbes”, vdiq nga një atak në zemër prej ndjenjës së fajit.