TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka vënë theksin tek sfidat e sigurisë kombëtare dhe rolin që kanë gratë në kapërcimin e tyre.
Në aktivitetin ‘Institutit për Vajzat dhe Gratë në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare”, Moses-Ones u shpreh se gratë kanë një rol vendimtar në në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve dhe se SHBA është pranë çdo kujt që zgjedh të marrë përsipër këtë siguri.
“Gratë në të gjithë botën kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë. Shfrytëzojeni këtë mundësi që ta përgatisni veten në këtë rol të rëndësishëm. SHBA do të qëndrojnë me ju teksa punojmë për te rritur rolin e grave në kapërcimin e kërcënimeve të jashtme dhe brendshme të sigurisë dhe për të përkrahur paqe dhe begati me të madhe”, tha zonja Ones në fund të fjalës së saj.