LEZHE- Bordi i Kullimit ka nisur pastrimin e një kolektori kullues në Lezhë që si pasojë e bllokimit të tij kishte krijuar probleme në evadimin e ujërave. Bllokimi i tij ishte bërë shkak edhe për përmbytjen e shumë banesave në lagjen “SMT”. Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, tha se ndërhyrje, po kryhen edhe në disa zona të tjera ku ka patur probleme me përmbytjet.
Sipas drejtorit Gjoni problem mbeten ndërtimet pa leje mbi kolektor, që kanë bllokuar kanalet kulluesi, duke u bërë shkak kryesor të përmbytjeve në disa zona të qarkut të Lezhës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com