LEZHË- Drejtuesit vendorë kanë akuzuar Ndërmarrjen e Rrugëve në qarkun e Lezhës se ka patur abuzime me fondin e shtrimit të rrugëve dhe rrugët janë lënë në gjendje të keqe. Debatet u zhvilluan në mbledhjen e radhës së Këshillit të qarkut të Lezhës.
Mungesa e investimeve si dhe mos mirëmbajtja e rrugëve rurale ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit të qarkut të Lezhës.
Krerët e njësive vendore kanë deklaruar se ka patur probleme në akset rrugore, kryesish në zonat e thella malore të Mirditës dhe se fondet për mirëmbajtjen e rrugëve janë shpërdoruar.
Diskutimet i kanë hapur rrugë miratimit të projektbuxhetit të Këshillit të qarkut Lezhë për vitin 2014 dhe për këte vit është shtuar fondi për mirëmbajtjen e rrugëve rurale.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com