LEZHE - Sektori i ndërtimit në Lezhë ka krijuar një boshllëk në arkën e bashkisë se këtij qyteti. Mospagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë ka sjellë jo pak probleme me likujditetet e kësaj njësie vendore.

Një fakt të tillë e ka pranuar edhe kreu i Bashkisë Viktor Tushaj, i cili ka sqaruar se do të ndryshojë krejtësisht raporti me kompanitë e ndërtimit, të cilave u ka lëshuar edhe ultimatum për shlyerjen e detyrimeve të tyre.


Debia që kompanitë e ndërtimit në Lezhë kanë ndaj bashkisë arrin në 30 milionë lekë të reja, ndërkohë që ka pasur edhe mosrealizim të lejeve nga disa subjekte, të cilat sipas kreut të bashkisë Tushaj do të pezullohen nëse investimi nuk kryhet brenda afatit.

(Shqiptarja.com)