Shkatërrimi i sistemit vaditës gjatë viteve të fundit, po rrezikon të lërë pa ujitur mijëra hektarë të mbjella në Njësinë Administrative Blinisht të bashkisë së Lezhës. Mbeturinat e shumta gjatë gjithë gjatësisë së kanalit dhe dëmtimet e betonit në disa pjesë, janë kthyer në shqetësimmin kryesor të fërmerëve të cilat me ardhjen e pranverës nisin punët për prodhimet e tyre. Ata thonë se duhet ndërhyrë menjëherë, pasi jetesa e tyre lidhet ngushtësisht me bujqësinë.

“Kanali vaditës që vjen nga Vau i Dejës, domethënë nga kanali i Blinishtit e deri në Piraj nuk vaditet. Gjithë këto toka që janë nën të nuk kanë vaditje, për shumë pak punë na ka penalizu. Kam 8 dynym shegë dhe e kam me vaditje. Ujin e marr nga ky kanal, nese këtë vit nuk vjen uji,  shegën as nuk mund ta ushqej as nuk mund ta vadis. Nese ndërhyn pak a shumë bashkia që të pastrohet, ne do të vadisim, ndryshe do ngeli sikur është tash 20 e ca vite”, shprehen fermerët.

I kontaktur për këtë çështje Përgjegjësi i Sektorit të Kullimit në Bashkinë Lezhë, Luigj Frangaj, ka bërë të ditur se janë në dijeni të kësaj problematike dhe se shumë shpejt do të ndërhyhet për vënien në funksion të sistemit vadites në këtë zonë, duke deklaruar se gjithçka do të jetë gati para stines së veres.

e.gj/Shqiptarja.com