Lezhë, historiani turk ofendon
Skënderbeun: Plaçkitës e terrorist

Një skandal i rëndë ka ndodhur tek varri i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu në Lezhë.

Talha Uğurluel, gjatë një vizitë që ka zhvilluar tek varri i heroit tonë kombëtar e ka sharë dhe ofenduar Skëndërbeun. Ndër të tjerash ai ka shtuar: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”. 
 
Fjalimi i historianit është shoqëruar me duartokitje nga vizitorët turq. Ai është shprehur se shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë, si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar.

Historiani turk njihet si një studiues i periudhës osmane. Veç publikimeve historike ai drejton edhe disa ture turistike për qytetarët turq në vendet e rajonit. Qëllimi i tureve është njohja e historisë së Perandorisë turke në zonat kur dikur shtrihej perandoria. Fjalimi që mban në video është pjesë e leksioneve që ai mban edhe në universitetet turke, fatkeqësisht me shumë mllef e gënjeshtra për heroin dhe historinë tonë.
 
Ngjarja e ndodhur nuk ka marrë asnjë reagim zyrtar nga institucionet tona.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës