LEZHE - Komuna Balldre e Lezhës ka dhuruar pako ushqimore për 40 familje në nevojë. Ushqimet janë shpërndarë me rastin e festave të fundvitit, në mënyrë që edhe këto familje të kenë mundësinë që të festojnë si gjithë të tjerë. Kreu i komunës Balldre, Zef Doçi është shprehur se kjo shtresë ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

“U shpërndanë ndihma për disa familje në nevojë, por këto nuk janë të mjaftueshme. Duhet të na mirëkuptojë komuniteti sepse kaq janë të ardhurat e komunës për të ndihmuar familjet në nevojë”, u shpreh Zef Doçi.

Ndihmave ushqimore të shpërndara nga kjo komunë për familjet në nevojë i janë bashkuar edhe donatorët privat.

(eç/shqiptarja.com)