Lezhë, Kumbaro:Ndërhyrje urgjente në 
Kala, mbrojtje monumenteve

Lezhë, Kumbaro:Ndërhyrje urgjente në <br />Kala, mbrojtje monumenteve
LEZHË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në monumentet e kulturës në Lezhë, pasi sipas saj po shkojnë drejt degradimit. Gjatë një vizite në Kalanë e Lezhës, Kumbaro ka folur edhe për mungesën e ndriçimit prej disa muajsh në Kala, duke deklaruar se sistemi aktual i ndriçimit nuk është në parametrat e duhur.

“Konstatojmë që sistemi i ndriçimit nuk besoj se do të ishte i përshtatshmi, qoftë për shkak të ngarkesës më të madhe energjetike, duke rënduar rëndë buxhetin, kështu që në kontekstin e rikonstruktimit do të shikohet edhe një herë cilat do të jenë bilancet ekonomike në raport me të ardhurat që sjell kalaja dhe kjo varet shumë nga mënyra si menaxhohet, sa atraktiv bëhet monumenti i kulturës. Kalaja e Lezhës dhe gjithë muret rreth e rrotull, me të gjithë gërmimet që po zbulohen, është një pasuri e jashtëzakonshme që do të jetë në vëmendjen absolute të Ministrisë së Kulturës dhe të qeverisë për t’u ruajtur dhe mbrojtur”, tha Kumbaro. 

Gjatë inspektimit te Kalasë së Lezhës ministrja Kumbaro, është njohur me të gjithë problematiken që kanë monumentet e kulturës në qarkun e Lezhës, ku me rikonstruktimin e bërë këto monumente do të menaxhohen nga drejtoria rajonale me qendër në Shkodër.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK