Lezhë, mjekë shtesë
gjatë sezonit vero

Lezhë, mjekë shtesë<br />gjatë sezonit vero
LEZHE - Ambulancat në zonat turistike të Lezhës do të kenë mjekë dhe infermierë shtesë gjatë këtij sezoni për të përballuar kështu fluksin e pacientëve. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori i Shëndetit Publik, Sandër Marku, sipas të cilit të gjitha qendrat shëndetsore disponojnë ilaçet e nevojshme, ndërsa janë siguruar edhe autoambulancat për përcjelljen drejt spitalit të urgjencave të ndryshme.

"Qendrat shëndetsore janë të kompletuara me mjekë dhe me infermiere. Ne kemi bërë takime me drejtorët e qendrave, me personelin shëndetsor që të jenë në gatishmëri",-thotë ai.

Ajo që mbetet sërish problem për zonat turistike, është mungesa e promocionit te pushuesit për shërbimet shëndetsore që ofrohen në këto zona, kjo edhe për shkak se nuk ka informacion të nevojshem për ekzistencen e këtyre qendrave shëndetsore dhe trajtimeve që kryhen pranë tyre.

Redaksia Online
(sf/by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë