Ka qenë duke ndërtuar një objekt me një sipërfaqe 8 metra katrorë brenda oborrit të shtëpisë së tij, por ka përfunduar në burg. Paulin Paloka nga fshati Zejmen i Lezhës është arrestuar nga policia, ndonëse për objektin në fjalë ai disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Familja e tij jeton në kushte të vështira ekonomike, ndërsa prindërit e tij të moshuar shprehen se arrestimi i djalit të tyre nuk është i drejtë, sepse objekti ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Ata kërkojnë lirimin e djalit, pasi jetojnë në një gjendje tepër të rënduar ekonomike dhe të gjithë janë të papunë.