LEZHE - Situata në nenstacionin elektrike të Lezhës nuk ka qenë aspak normale për shkak të reshjeve të shiut, që rrezikuan përmbytjen e tij, por masat e marra nga ndërmarrja elektrike në Lezhe kanë shmangur mungesën e energjisë për popullatën.
Për të larguar ujërat e mbledhura në nënstacion është bashkëpunuar me repartin zjarrëfikës duke mundësuar vendosjen e një pompe për evadimin e ujërave.
Situata nuk ka krijuar asnjë problem dhe sipas shefit të agjensisë në ndërmarrjen elektrike të Lezhës Edmir Perndreca nuk do të ketë asnjë problem edhe gjatë orëve në vazhdim.
Përndreca ka shtuar së janë vendosur menjëhere në gatishmeri të plotë për të shmangur cdo situatë dhe se do të ketë monitorim pa ndërprerje të situatës.
Edmir Përndreca Shef Agjensie në Njesinë elektrike Lezhe thotë:
“Bllokimi i kanalit që bën shkarkimin e ujërave të nënstacionit elektrik është i bllokuar prej kohësh, duke bërë që në vazhdimësi të përbëjë rrezik për përmbytjen e tij”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com