Ndërpriten punimet në basenin e lumit Drin në qytetin e Lezhës. Para pak kohësh bashkia e e këtij qyteti nisi punimet për ndërtimin e shëtitores në të dyja kahet e lumit, por sipas nënkryetarit të Bashkisë Lezhë, Pashko Smaçi, ato u ndërprenë pasi firma ndërtuese u përmball me probleme pronësie.

Sipas tij në të dyja anët e lumit, toka është në pronësi të banorëve, të cilët e posedojnë atë edhe me dokumenta dhe kërkojnë të kompensohen. Për pasojë, punimet nuk mund të vazhdojnë pa u zgjidhur problemi i pronësisë me banorët. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)