10 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë ndaluar nga policia e Lezhës. Ndaj këtyre personave Prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimit të vendimeve te gjykatës:

• Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim per veprën penale te “Vrasjes në bashkëpunim” në operacionin policor “One Year”.

• Është ndaluar një shtetase e shpallur ne kërkim per veprën penale te ” Vrasjes së mbetur në tentativë.”

• Në bashkëpunim me Z.Q.K. Interpol është ekstraduar nga Italia dhe bere ndalimi i një shtetasi i dënuar me 3.5 vite burg për veprën penale të plagosjes se rende me dashje.

• Janë ndaluar 2 persona në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

• Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com