LEZHË- Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi ka deklaruar se vendi ynë ka nevojë urgjente për një riorganizim të ri administrativ dhe ekonomik, në mënyrë që të shfrytëzohen sa më mirë burimet në funksion të mirëqenies së shqiptarëve.
I shoqëruar nga bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për këtë reformë Bashkim Fino, Çuçi kreu një takim në Lezhë me përfaqësues të qeverisjes vendore, drejtues të forcave politike, sektorin privat, shoqërinë civile dhe qytetarë, mbi mënyrat sesi duhet realizuar kjo reformë.
“Kemi nevojë të jemi shiptarë të mençur, kemi nevojë të shkojmë përtej interesave vetjake të momentit, përtej interesave të ngushta partiake si dhe përtej interesave të kumoniteteve që ne përfaqësojmë. Të punojmë së bashku për të kryer një reformë të thellë administrative territoriale e cila do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore punën dhe dobinë e njësive të qeverisjes vendore për përfitime më të mëdha konkrete dhe aftgjata për të gjithë qytetarët.”- u shpreh Ministri për Çështjet Vendore Çuçi.
Duke iu referuar nevojës për këtë reformë, bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrative Bashkim Fino, tha se mazhoranca i ka votat për të realizuar këtë objektiv, por kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e opozitës.
“84 vota i kemi por nuk duam t'i përdorim. Duam të kemi një bashkëbisedim për ta zgjidhur sa më mirë të gjithë këtë lloj harte territoriale që ne kërkojmë të bëjmë së bashku me forcën e opozitës.”-tha Fino.
Gjatë takimit, ku mungonin përfaqësuesit e opozitës, është theksuar se të gjitha opinionet dhe sugjerimet që do të dalin gjatë këtyre konsultimeve, do të dokumentohen e analizohen, si dhe do të merren në konsiderate nga komisioni, si dhe do të jenë baza për përgatitjen e kuadrit ligjor.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com