LEZHE - Listat e zgjedhësve në qarkun e Lezhës janë pastruar nga dublimet, por sërish ato do të rishikohen për të shmangur çdo problem dhe për të garantuar zgjedhje politike konform të gjitha standarteve.
Një konfirmim i tillë ka ardhur nga Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, sipas të cilit deri më tani nuk ka patur kontestime përsa u përket listave të zgjedhësve dhe se me angazhimin e drejtuesve vendorë, qarku i Lezhës ndodhet në kushte komode përsa i përket këtij procesi.
Dajçi ka bërë të ditur gjithashtu se janë përcaktuar qëndrat e votimit, zyrat e komisionit të administrimit të zgjedhjeve dhe qëndrat e numërimit të votave, të cilat janë vendosur në ambiente publike dhe garantojnë një proces votimi dhe numërimi krejtësisht transparent dhe të monitorueshëm, jo vetëm nga forcat politike, por edhe vetë qytetarët.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com