Punonjesit e Njesive Administrative dhe një pjese e administrates së Bashkisë së Lezhës nuk kanë marrë pagat prej më shumë se tre muaj. Kjo ka sjellë mjaft reagime të punonjesve të penalizuar.
Jasht cameras ata shprehen se situata është bërë e papërballueshme. Problematika e krijuar është pranuar edhe nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.
Sipas tij, bashkia nuk ka probleme financiare, por kjo ka ardhur përshkak të një ligji që pengonte punesimet dhe shkarkimet gjatë fushates elektorale. Ky kolaps është krijuar nga drejtori i përsonelit i cili është shkarkuar nga detyra.
"Në fakt unë u njoha së fundi me këtë problem. Ka një sqarim për të qenë korrekt me punonjësit. Për shkak të një ligji që pengonte lirimet dhe punësimet në pjesën e fushatës u krijua një far kolapsi, i cili besoj shumë shpejt do të sqarohet. Unë mora masa për drejtorin e personelit, e lirova nga detyra për këtë arsye, dhe do ketë masa dhe për të tjerët dhe gjithë punonjësit do paguhen. Kjo është e padiskutueshme. Nuk kemi probleme ekonomike", tha Frrokaj.
Kjo situata ka krijuar vështiresi financiare për punonjesit shumica e të cileve kanë si burim të vetem të ardhurash pagen që marrin në bashki, ndërkohe që ende nuk dihet se kur do të paguhen.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO