Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ka qëlluar në ajër me automatik.

Ngjarja është shënuar në 5 shtator kur janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në ‘Malin e Rrencit’
 
Në pranga ka rënë Erbardh Gjeloshi banues në Gocaj-Lezhë.
 
Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë edhe 36-vjecari A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin - Lezhë , për veprën penale "Moskallzim krimi " parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal .

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë. 

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com