Mjeku infeksionist Martin Marku thotë se rastet e paraqitura janë shtruar në spital dhe pacientët kanë marrë të gjithë kurën e nevojshme. Një nga të prekurit i cili ishte në gjendje më të rëndë është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës. Marku shprehet se:
“Kemi pas raste me fruth dhe i kemi shtruar dhe opservuar në mënyrë që rastet të jenë të izoluara, pasi kjo sëmundje përhapet shumë shpejt nga kontakti me njerëzit. Këto dy ditët e fundit nuk ka pasur raste të reja. Spitali i ka marrë masat që edhe rastet të reja të izolohen”
Prej dy ditësh nuk ka raste të reja të pacientëve që praqiten në Spitalin e Lezhës me sëmundjen e Fruthit, por gadishmëria. Vaksinimi vijon të mbetet një kërkesë e mjekëve për popullatën, pasi të prekurit i përkasin pikërisht pacientëve që nuk e kanë kryer këtë vaksinë. Sipas kalendarit të Institutit të Shëndetit Publik, vaksina e fruthit merret në moshën 1 dhe 5 vjeçare. Ndërkohë që një nga viktimat e para të fruthit e cila ndërroi jetë dy javë më parë ishte nga zona e Lezhës.
a.m/Shqiptarja.com