LEZHË- Numri i të Punësuarve në rajonin e Lezhës ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë 6-mujorit të fundit dhe në këtë drejtim ka ndikuar sezoni turistik.

Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës së Punës në Lezhë, Fatmir Delishi, i cili shtoi se gjatë këtij sezoni turistik janë punësuar mbi 1500 persona në rrethet Lezhë, Mirditë e Kurbin, shumica prej tyre në biznesin e shërbimeve. 

Drejtori i punësimit i ka bërë thirrje pushtetit vendor që personat që trajtohen me ndihme ekonomike t’i vendosë në dispozicion të Zyrës së Punës, pasi aktualisht në rrethin e Lezhës janë 150 vende puna të lira kryesisht për gjininë femërore.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)