Policia e Lezhës ka sekuestruar 1.3 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 2 persona. Të arrestuarit janë Ahmet Isufi, 25 vjeç banues në Durrës dhe Armando Marku, 26 vjeç, banues në Rrubik, Mirditë.
 
Isufi është arrestuar pasi në çantën e tij janë gjetur 1.3 kg kanabis sativa. Policia më pas ka arrestuar Armando Markun pasi dyshohet se Isufi e ka marrë lëndën narkotike nga ai.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim E.LL 28 vjeç, banues në Rrubik-Mirditë, pasi dyshohet se dorëzimi final i lëndës narkotike do t’i bëhej atij.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com