LEZHE - Turizmi mbetet sektori që ndikon më pozitivisht në uljen e papunësisë në Lezhë. Në bregdet shënohet numri më i lartë i të punësuarve gjatë kësaj periudhe.
Drejtori i Zyrës së Punës në Lezhë, Nikoll Ndreca, ka argumentuar se turizmi është indikator i rëndësishëm i rritjes së punësimit në këtë qark, ndërsa ka shtuar se pjesë e kësaj performance janë edhe bizneset e ngritura nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës. S
Sipas tij, është e rëndesishme që t'i jepet prioritet turizmit, pasi në këtë mënyrë do të ketë një rritje të vazhdueshme të të punësuarve kryesisht në sektorin privat.
Bizneset e shërbimit në zonat bregdetare të Shëngjinit, Tales e Patokut, regjistrojnë edhe numrin më të lartë të të punësuarve, por indirekt me sektorin e turizmit janë të lidhura edhe bujqësia, produktet e të cilave gjejnë treg të shpejtë në këto zona për shkak të freskisë dhe cilësisë së tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com