Të arrestuarit janë Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë, Islam K, 26 vjeç, banues në Krujë dhe 26- vjeçari nga Lezha, Gjoke Gj.
Gjithashtu uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe 25 vjeçarin F.GJ.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni të miturën 16- vjeçare.
Ndaj Kujtim C e Islam K, rëndon edhe vepra penale e “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar , nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë
- Islam K, 26 vjeç , banues në Krujë
- Gjoke Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj.25 vjeç, banues në Krujë
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.
Vepra penale " Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura", parashikuar nga neni 101/2 në ngarkim të shtetasve Kujtim C e Islam K.
Vepra penale " Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gjoke Gj.
Materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com












