LEZHË- Përmbytjet e Janarit përfshijnë më shumë se 3 mijë hektarë tokë në qarkun e Lezhës, përkundër pretendimeve të Drejtorisë së Bujqësisë për dëme minimale.
Shumë fermerë tashmë kanë humbur prodhimet e tyre dhe mbeten vetëm për të provuar sërish me mbjelljet e pranverës.
 
Sipas Drejtorisë së Bujqësisë në Lezhë “ndryshimet e shpejta të temperaturave dhe pushimi i rreshjeve të shiut ndihmuan në minimizimin e këtyre dëmeve”.
“Këto dëme nuk përbëjnë objekt vlerësimi kryesisht për mbjedhjet e vjeshtës, konkluzion i arritur pas konsultave me shtabin e emergjencave dhe specialistë të fushës”, thotë drejtori i bujqësisë, Ndoc Lleshi.

Sipas Lleshit, fondet që janë planifikuar apo do të planifikohen për këtë qëllim është më mirë që të vendosen në hapjen e kanaleve kulluese, pasi impakti do të ishte më i madh se një zgjidhje momentale.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)