Dy vëllezër nga fshati Mërqi i Lezhës, kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj kunatës së tyre, me iniciale K.N si dhe ndaj vëllait të saj.
 
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë njërin prej dhunuesve, shtetasi Sokol Ndoci 25 vjec , ndërsa vëllai tjetër është shpallur  në kërkim nga autoritetet.
 
Dy vëllezërit po ndiqen penalisht për veprën penale “ Dhuna në Familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
 
Mësohet se shtetesja me iniciale K. N është dhunuar më parë psikologjikisht edhe nga vjehrri i saj duke kërkuar nga autoritete ‘Urdhër Mbrojtje” nga dhunuesit e saj.
 
Ende nuk dihen shkaqet e dhunimit tw saj por policia e Lezhes po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com