Të gjitha fermat e qarkut të Lezhës do ti nënshtrohen proçesit të vaksinimit për sëmundjen e gjedhit.

Ky proçes ka nisur fillimisht në fshatin Dajç, duke vaksinuar  të gjitha bagëtitë që janë të rrezikuara.

Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi ka bërë të ditur se rreziku i kësaj sëmundje ende nuk ka kaluar, ndaj sipas tij është e nevojshme pengimi i lëvizjeve të kafshëve. 

Specialistet veterinar ju kanë bërë thirrje të gjithë fermerëve që të mos hezitojnë për vaksinimin e kafshëve , pasi vaksina jep rezultate. 

Ministria e Bujqësisisë ka sjellë  1400 dozat e para të vaksinave për qarkun e Lezhës, të cilët do të përdoren për 1400 krerë gjedhi.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se tregu i gjësë së gjallë në Milot do të vijojë të jetë sërish i mbyllur për një afat të pacaktuar.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)