TIRANE- Rikthehet vjedhja e lopëve në rrethin e Lezhës, një prej dukurive kriminale më shqetësuese të banorëve të fshatrave të këtij rrethi, dukuri që ka më shumë se 20 vite që nuk goditet dot nga policia. Rasti më i fundit është shënuar dy ditë më parë, por kësaj radhe, policia ka mundur të identifikojë dhe të shpall në kërkim tre të rinj, të cilët janë vënë nën akuzë për grabitje në një familje në Ungrej të Lezhës.
Ka qenë pikërisht sinjali i shpejt i grabitjes së dy lopëve të familjes së M. Gj, që ka shkuar tek policia, sinjal që ka vënë në lëvizje patrullat e qytetit. Autorët të vënë nën presionin e ndjekjes kanë braktisur dy lopët e vjedhura duke u shmangur edhe nga prangat. Mirëpo, falë banorëve të zonës, tre grabitësit janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.
/Shqiptarja.com