LEZHE - Policia e Lezhës, pas një muaji e gjysmë hetimesh, ka zbuluar një bazë prostitucioni. Burime zyrtare treguan për “Shqiptarja.com”, se mbrëmjen e të martës janë arrestuar katër vajza, të cilat ushtronin prostitucion, si dhe tutorja e tyre.

Të njëjtat burime kanë pohuar, se operacioni u finalizua më sukses, ndërkohë që vajzat dhe shfrytëzuesja e tyre janë prangosur në flagrancë.

Katër vajzat që shfrytëzoheshin janë të gjitha moshë e re dhe nga qytete të ndryshme të vendit.

Redaksia Online
(G.S/Shqiptarja.com)