Qarku i Lezhës gjatë dy vitëve të fundit është kthyer në një vend ku kultivohet bimë narkotike dhe kjo përbën një shqetësim serioz.
Ky fakt u bë i ditur Drejtori i Policise Vendore Alban Çela gjatë takimit me drejtuesit vendor dhe kreret e institucionëve ligjvënse dhe ligjzbatuese të organizuar nga institucioni i prefektit.
Numri një i policise së Lezhës ka deklaruar se kushtet klimaterike e favorizojnë kultivimin e kanabisit në qarkun e Lezhës dhe se për të ndryshuar këtë duhet angazhimi i të gjithë faktorëve e në vaçanti prokurorisë dhe gjykates.
“Qarku i Lezhës, është një qark që nga pikëpamja klimaterike favorizon kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht kanabis sativa pothuajse në të gjithë territorin e saj. Konkretisht, trendi në rritje, duke nisur nga viti 2013, 2014, 2015 kla një rritje, ndërkohë që kjo kërkon një angazhim më të madh mes pushtetit lokal, strukturave policore dhe autoriteteve të prokurorisë e gjykatës” tha Çela.
Zonat malore të këtij qarku janë më problematiket përsa i përket kultivimit të droges nga grupet kriminale, ndërsa gjatë takimit të organizuar është kërkuar që këto zona të mbahen nën monitorimin e rreptë të policisë në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO