LEZHE- Edhe Lezha ka ndezur celësin e dritave shumëngjyrëshe që sinjalizojnë ardhjen e festave të fundvitit.
Ka qenë kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj i cili ka ndezur dritat festive para obeliskut ku është vendosur edhe pema e Vitit të Ri. Krahas dritave të vendosura në këtë peme, dekori ndriçues ka prekur të gjitha rrugët kryesore të këtij qyteti.
Ndezja ceremoniale e dritave të pemës së Vitit të Ri është kthyer në një traditë në Lezhë, që shoqërohet edhe me fishekzjarre, një atmosferë e këndshme që shoqëron këtë qytet në prag të festave të fund vitit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com