Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë. I gjithë qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçantë në lulishten para memorialit të “Gjergj Kastriotit”.
Nën ritmet e bandës frymore të qytetit fëmijë të shumtë parakaluan drejt qendres së festës, ndërsa për të pranishmit ishte organizuar edhe një aktivitet artistik me këngë dhe valle.Pjesë e festës u bënë qindra qytetar te cilët iu gëzuan atmosferes së krijuar.
Në këtë natë festive, kryebashkiaku Pjerin Ndreu ndërsa uroi të gjithë qytetarët tha se ky qytet vazhdon të rritet e të ndryshojë.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë zona pranë memorialit të Skëndërbeut ku gjatë gjithë muajit dhjetor janë planifikuar të organizohen një sërë aktivitetesh.
Lajmi kryesor:
Magjia e fundvitit në vend, Tirana ‘ndizet’ nën dritat e festave! Mijëra qytetarë në sheshet e Shqipërisë (VIDEO)









